Tensione dhe polemika, Holanda dhe Gjermania e mbyllin ndeshjen “në paqe”

Nga Dea Kozma
25 Shtator 2026, 10:27 | Futboll

Jurgen Klopp ishte vetëm pak sekonda larg një debutimi me fitore në stolin e Gjermanisë, por Holanda barazoi në frymën e fundit dhe e mbylli ndeshjen 1-1.

Gjermania zhvilloi një pjesë të parë pozitive në Amsterdam dhe kaloi në avantazh në minutën e 32-të. Felix Nmecha përfitoi pranë portës pas aksionit të gjermanëve dhe dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e parë të Gjermanisë nën drejtimin e Klopp.

“Pancerat” e ruajtën avantazhin për pjesën më të madhe të ndeshjes dhe dukej se Klopp do ta niste aventurën me një fitore, shkruan A2.

Por, Holanda rriti presionin në pjesën e dytë. Skuadra e Xavi Hernandez krijoi më shumë raste dhe në minutën e 92-të erdhi barazimi. Cody Gakpo realizoi pas krosimit të Ruben van Bommel dhe i dha Holandës një pikë.

Kështu, debutimi i Kloppit përfundon me një barazim 1-1, ndërsa edhe Xavi e nis aventurën e tij në stolin e Holandës me një pikë.

Ndeshja u zhvillua me ritme të larta, ndërsa Holanda pati avantazh të dukshëm në goditjet drejt portës. Në takimet e ardhshme, Holanda do të luajë me Serbinë, ndërsa Gjermania përgatitet për Greqinë.

Të dyja takimet do të luhen të dielën në orën 20:45.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos