“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

Nga Xhevahir Qardaku
27 Janar 2026, 14:59 | Ballkani

Serbia gjithnjë e më shumë i druhet Ushtrisë së Kosovës, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqet që të ndryshojë narrativën duke shitur një propagandë sikur është viktimë, shkruan A2. Aleksandër Vulin, ish zëvendëskryeministër dhe aktualisht drejton një zyrë të Rusisë në Beograd, pretendon se armatosja e FSK-së nga perëndimi do të çojë në një përplasje të pashmangshme teksa citon dhe “armën e Çehovit”.

“Nëse në aktin e parë të një drame ka një armë të varur në mur, në aktin e tretë duhet të qëllojë. Nëse në aktin e parë i armatosni shqiptarët, në aktin e tretë duhet të qëllojë”, theksoi Vulin për median ruse, RIA Novosti. Ai pretendoi sërish se Serbia kërcënohet nga NATO, që sipas tij e ka rrethuar atë.

“Nuk mund të ketë ushtri në Kosovë përveç KFOR-it, domethënë forcave të armatosura të OKB-së ose NATO-s. Dhe kaq. Megjithatë, tani ekzistojnë të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës. Kjo është një ushtri. Një ushtri e pajisur nga Perëndimi dhe e pajisur vetëm për një qëllim: luftën kundër serbëve, dhe për asgjë tjetër”, pretendoi Vulin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos