Skandal në Beograd, serbët djegin flamurin e Kosovës para kongresit të UEFA-s

Nga A2 CNN
4 Prill 2025, 15:11 | Ballkani

Skandal në Kongresin e UEFA-s. Edhe pse për herë të parë në Beograd u ngrit flamuri i Kosovës, ultrasit e Serbisë nuk kanë “qëndruar duarkryq”, teksa kanë shfaqur zemërimin e tyre.

Një video që  po qarkullon në rrjetet sociale tregon tifozët e skuadrës serbe te Crvena Zvezdës, që po djegin flamurin e Kosovës para sallës së kongresit të UEFA-s.

Video u bë shpejt virale ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga UEFA apo dhe vetë Federata e futbollit serb për këtë veprim.

Kongresi i 49-të i rregullt i UEFA-s mblodhi presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm nga 55 federatat kombëtare anëtare të UEFA-s për të diskutuar çështjet kryesore që formësojnë futbollin evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos