Emisari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen, përmbylli turin e tij surpriz të vizitave në Prishtinë dhe Beograd.
Në ndalesën e fundit në Serbi u takua me ministrin e jashtëm, Marko Gjuriç, ministrin për integrimin europian, Nemanja Staroviç dhe kryenegociatorin Petar Petkoviç.
“Pata një diskutim të mirë për përpjekjet tona të fundit dhe zonat e progresit në dialog”, shkruan zyrtari europian.
Një ditë më parë ishte dhe në Prishtinë, ku u prit nga kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.
Prej marrjes së mandatit, Sorensen, bashkë me shefen e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, po përpiqen që të rregullojnë gabimet e dyshes Lajçak-Borrell.
Gjithashtu janë zotuar që t’i japin një frymë të re procesit të dialogut. Megjithatë problemet politike në Prishtinë dhe Beograd ka bërë që mes palëve të mos organizohet asnjë takim. (A2 Televizion)