Sulm në Berlin, plagoset me thikë një burrë pranë Memorialit të Holokaustit

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2025, 20:05 | Bota
Sulm në Berlin, plagoset me thikë një burrë pranë

Një person u plagos rëndë në një sulm me thikë që ndodhi në zonën midis ambasadës së SHBA dhe Memorialit të Holokaustit në qendër të Berlinit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shumë ekipe shpëtimi.

Raportet e para tregojnë se një person është plagosur rëndë nga sulmi që ndodhi rreth orës 18:00.

I plagosuri është një burrë, i cili është shtruar në spitalin Charité dhe ndodhet në gjendje kritike për shkak se ka humbur shumë gjak.

Në vendngjarje është gjetur një thikë, ndërsa autori është ende në arrati. Bild raporton se paraprakisht sulmi nuk duket se ka lidhje me ambasadën apo monumentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos