18-vjeçari në Spanjë hakon të dhënat e NATO-s dhe Ministrinë e Mbrojtjes “për qejf”

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2025, 18:27 | Bota

18-vjeçari në Spanjë hakon të dhënat e NATO-s dhe

Një 18-vjeçar nga një qytet i vogël në Alicante të Spanjës shkaktoi "kaos" pasi hakeroi shumë agjenci, ministri dhe kompani të vendit, e madje fitoi edhe akses në bazën e të dhënave të NATO-s.

Siç raporton policia spanjolle në një njoftim për shtyp, 18-vjeçari që u arrestua të martën ka hakuar shërbime kompjuterike të enteve publike dhe private, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Arsimit, bazat e të dhënave ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së, si dhe kompani të tjera ndërkombëtare.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, oficerët e policisë zbuluan më shumë se 50 llogari me kriptomonedhash të ndryshme dhe pajisje të ndryshme kompjuterike, të cilat po analizohen nga ekspertët, të cilët nuk përjashtojnë që 18-vjeçari të jetë i përfshirë edhe në krime të tjera kibernetike.

Pasi fitoi akses në bazat e të dhënave, të cilat përmbanin informacione personale për punonjësit dhe klientët, si dhe dokumente të klasifikuara, 18-vjeçari i shiste ato ose i postonte falas në forume.

18-vjeçari në Spanjë hakon të dhënat e NATO-s dhe

Policia spanjolle nisi hetimin shkurtin e kaluar pas një ankese nga një kompani në Madrid , e cila identifikoi një postim në një forum të specializuar për rrjedhjet e të dhënave.

Sipas denoncimit, 18-vjeçari pretendonte se posedonte informacione nga kompania. Duke hetuar rastin, oficerët e policisë konstatuan se jo vetëm ishin nxjerrë të dhëna, por i gjithë sistemi i kompanisë ishte komprometuar.

Lidhur me motivet që e shtynë të realizonte hakimet, 18-vjeçari tha se e bënte “për qejf”. Sipas El Pais, ai ka pretenduar gjatë dëshmisë se hakerimi në të gjitha këto organizata ishte një "sfidë personale" për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos