Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur të zbulojnë trupat e 41 personave, nga 67 që humbën jetën në tragjedinë ajrore ku një avion pasagjerësh u përplas me një helikopter ushtarak.
Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se përpjekjet për nxjerrjen e trupave janë duke vazhduar në lumin Potomac. Po ashtu të afërmit e të vrarëve në aksidentin ajror kanë filluar të bëjnë homazhe për viktimat. Një burrë ka kujtuar se si po priste gruan e tij në aeroport kur mësoi se çfarë kishte ndodhur.
Të dy, avioni dhe helikopteri u rrëzuan në lumin Potomac pasi u përplasën. Lajmin për gjetjen e trupave të 41-personave, u konfirmua edhe nga Departamenti i Zjarrfikësve të DC.
Po ashtu, mes teorive nëse kishte staf mjaftueshëm kulla e kontrollit të aeroportit natën e rrëzimit, është konfirmuar se një mbikëqyrës i kontrollit të trafikut ajror kishte lënë një kontrollues të largohej më herët nga orari në të cilin ai duhej të përfundonte turnin.
Detaji, i raportuar fillimisht nga New York Times, është konfirmuar për partnerin amerikan të Sky News, NBC News nga një burim i njohur me hetimin. (A2 Televizion)