Rumania ka rrëzuar për herë të parë, që nga shpërthimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, një dron në hapësirën e saj ajrore.
Këtë e konfirmoi vetë presidenti i vendit anëtar të NATO-s, Nicosur Dan. “Rrëzimi i dronit ndodhi pak minuta më parë, rreth orës 11, nga një pilot rumun që po drejtonte një avion F-16, shkruan A2 CNN. Disa ekipe po kryejnë hetime për të mësuar më shumë lidhur me incidentin”, u shpreh ai për mediat.
Presidenti shtoi se droni u rrëzua në një zonë të pabanuar dhe pa ndonjë rrezik për popullatën, por nuk sqaroi origjinën e fluturakes me eksploziv. Që nga nisja e luftës, Rumania është përballur me një sërë incidentesh dhe ka raportuar shkelje të hapësirës ajrore nga Rusia në lumin Danub. Në maj, një dron u përplas në një ndërtesë banimi.
(A2 Televizion)