Rrufeja godet tufën e deleve në Dërdushë të Pogradecit, ngordhin rreth 10 krerë

Nga Artin Halili
24 Korrik 2026, 16:03 | Kronikë

Rrufeja godet tufën e deleve në Dërdushë të Pogradecit,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dërdushë, në Bashkinë Pogradec, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë motit të keq.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e goditjes nga rrufeja kanë ngordhur rreth 10 dele, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për pronaren e tufës, Tatjana Beçoku, shkruan A2 CNN.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Drejt zonës është nisur sektori veterinar për verifikimet në terren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos