183 të burgosur palestinez lirohen nga burgjet izraelite, pasi Hamasi më parë liroi tre pengje, shkruan A2 CNN.
A2 CNN bën të ditur se të burgosurit u transferuan nga disa objekte paraburgimi në të gjithë Izraelin në burgjet Ofer dhe Keziot.
Të udhëhequr nga një makina e Kryqit të Kuq, kolona e autobusëve që transportonin disa nga të burgosurit u prit nga turma në Khan Younis ne Gaza.
Ndërkohë qytetarë izraelit u mbodhën në sheshin e pengjeve në Tel Aviv kur ndoqën lirimin e tre të burgosurve nga Hamasi.
Dy qytetar me shtetësi izraelito-frenceze u liruan më vete nga Hamasi dhe ju dorëzuan Kryqit të Kuq, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)