Një shtetas gjerman është vënë në pranga nga policia në Pikën Kufitare të Kakavijës pasi është kapur me një sasi kanabisi në automjetin e tij.
43-vjeçari po tentonte të kalonte në Greqi, ndërsa në makinë i është gjetur kanabis. Po ashtu në pranga është vënë edhe një 25-vjeçar, banues në Greqi, për kanabis sativa në makinë.
“Arrestuan në flagrancë shtetasin gjerman Ch. A., 43 vjeç, banues në Gjermani, pasi në PKK Kakavije, në dalje të RSH-së, iu gjet në automjet, një sasi Cannabisi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Dh., 25 vjeç, banues në Greqi, pasi në PKK Kakavije, në dalje të RSH-së, iu gjet gjatë kontrollit fizik, një sasi Cannabisi”, njofton policia. (A2 Televizion)