Trump, gati të pezullojë armët për Kiev

Nga A2 CNN
3 Mars 2025, 09:44 | Bota

Trump, gati të pezullojë armët për Kiev

Donald Trump do të takohet me zyrtarë të lartë, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, për të vlerësuar dhe marrë potencialisht masa për Ukrainën, duke përfshirë pezullimin ose anulimin e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, duke përfshirë dërgesat e fundit të municioneve dhe pajisjeve të autorizuara dhe të paguara gjatë administratës së Joe Biden.

Këtë e ka shkruar NYT, duke cituar zyrtarë anonimë të administratës amerikane.

Zhvillimet e fundit vijojnë pas debatit të ashpër që presidenti amerikan pati me liderin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump e kritikoi këtë të fundit se nuk ka qenë mirënjohës për mbështetjen e pakufijshme të SHBA në luftë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos