Avioni me 257 pasagjerë kthehet në “mes” të fluturimit SHBA-Kinë, piloti kishte harruar pasaportën!

Nga A2 CNN
25 Mars 2025, 18:49 | Bota

Avioni me 257 pasagjerë kthehet në “mes” të

Një avion i United Airlines që ishte nisur nga Los Angeles drejt Shanghai u detyrua të kthehej mbrapsht pasi njëri nga pilotët nuk kishte pasaportë. Ngjarja, e raportuar nga CNN, shkaktoi vonesa dhe zemërim mes pasagjerëve.

Avioni Boeing 787 u ngrit në fluturim të shtunën në orën 14:00, por pas rreth dy orësh u mor vesh që piloti nuk kishte dokumentin e nevojshëm për të hyrë në Kinë. Për këtë arsye, avioni u kthye dhe u ul në San Francisco rreth orës 17:00. Pas ndërrimit të ekuipazhit, ai u nis përsëri për në Shanghai, duke mbërritur me gjashtë orë vonesë.

Në bord ndodheshin 257 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit. Pasagjerëve iu dhanë kupona për ushqim dhe një kompensim, siç konfirmoi kompania United Airlines pas ankesave të shumta të publikuara në rrjetin social Red Note, versioni kinez i Instagram. Fluturimi, që duhej të kishte qenë i zakonshëm, u kthye në një odise të gjatë ajrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos