Britania e Madhe: Numër i konsiderueshëm i vendeve të gatshme për të ofruar trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Nga A2 CNN
17 Mars 2025, 13:49 | Bota

Britania e Madhe: Numër i konsiderueshëm i vendeve të gatshme

Një "numër i konsiderueshëm" vendesh janë të gatshëm të ofrojnë trupa paqeruajtëse në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, thotë një zëdhënës i kryeministrit britanik Keir Starmer.

Sipas mediave të huaja, që citojnë këtë zëdhënës, më shumë se 30 vende pritet të përfshihen në të ashtuquajturin "koalicion të të gatshmëve" për të mbështetur Ukrainën.

Kjo shifër është më e lartë nga numri i 27 liderëve që morën pjesë në një samit virtual të udhëhequr nga Starmer dhe Emmanuel Macron të shtunën, shkruan A2 CNN.

"Mundësitë e kontributit do të ndryshojnë, por kjo do të jetë një forcë e rëndësishme, me një numër të konsiderueshëm vendesh që ofrojnë trupa," u tha zëdhënësi gazetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos