
Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer në vëmendje në rrjetet sociale një nga takimet e rëndësishme diplomatike të vitit 2010, atë me presidentin aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovën e pavarur.
Gjatë takimit, Thaçi e falënderoi Erdoğan-in për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë. Nga ana e tij, Erdoğan kishte vënë theksin te marrëdhënia e ngushtë mes dy vendeve dhe bashkëpunimi personal me Thaçin.
Erdoğan do ta cilësonte Thaçin si "vëllla", ndërsa angazhohej për unitet dhe bashkëpunim mes dy vendeve. Gjykata Speciale ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 25 vite burg ish-kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, për rolin e tij si ish-drejtues i UÇK.
POSTIMI
Sot, 16 vjet më parë, më 3 nëntor 2010, kryeministri i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në Prishtinë kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në vizitën e tij të parë në Kosovën e pavarur.
Me këtë rast, Thaçi e falënderoi Erdoğan-in për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë.
„Kosova është një shtet i ri, por një shtet me mundësi të mëdha“, theksoi Thaçi, duke e cilësuar Turqinë si partnere të rëndësishme në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Nga ana e tij, Erdoğan, duke folur për raportin me Thaçin, u shpreh:
„Unë dhe vëllai im Thaçi, në bisedimet tona në Ankara dhe në takimin e sotëm, u zotuam të vazhdojmë këtë unitet dhe bashkëpunim ndërmjet vendeve tona, për ta ndihmuar Kosovën drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe më të begatë“.
Gjatë gjithë karrierës së tij politike, Hashim Thaçi është angazhuar vazhdimisht për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe thellimin e marrëdhënieve me aleatët strategjikë të Kosovës.
(A2 Televizion)