Demokratët mblidhen nesër në Çikago, ku nis konventa kombëtare dhe celebrohet emërimi i Kamala Harris si kandidate presidenciale e partisë. Ngjarja që do të zgjasë katër ditë me radhë pritet të tërheqë mijëra njerëz në qytet, në një shfaqje entuziazmi për ngjitjen befasuese të Harris në nominim pasi shefi i saj në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden, u largua nga gara.
Çikago është qyteti i tretë më i madh në SHBA për nga popullsia. Para tij vijnë Nju Jorku dhe Los Anxhelosi. Qyteti priti për herë të fundit një Konventë Kombëtare Demokratike në vitin 1996.
Ndërsa Konventa e Çikagos e vitit 1968 u dëmtua nga dhuna midis policisë dhe demonstruesve që protestonin aso kohe kundër luftës në Vietnam. 59-vjeçarja Kamala Harris, është përballur me vite të tëra dyshimi nga brenda partisë së saj në lidhje me aftësinë e saj për të kandiduar për postin më të lartë politik të Amerikës, përfshirë edhe nga presidenti Joe Biden.
Që kur zëvendësoi atë si kandidate, Harris ka parë një valë entuziazmi për kandidaturën e saj e reflektuar në votime, mbledhje fondesh dhe turma të mëdha në mitingjet e saj në të gjithë vendin.
Sfida e kryesore e Harris është që të shuajë çdo dyshim mes demokratëve se ajo mund të përballojë sfidën e mposhtjes së ish-presidentit Donald Trump në atë që mbetet një garë e ngushtë dhe e paparashikueshme. (A2 Televizion)