“Do të marrim kontrollin e qytetit të Gazës!” Aprovohet plani, Netanjahu: Do të pushtojmë të gjithë territorin

Nga Rosalba Bejdo
8 Gusht 2025, 10:51 | Bota

Kabineti i sigurisë në Izrael aprovoi planin për të marrë kontrollin e plotë të qytetit të Gazës, teksa vendi zgjeron operacion ushtarake pavarësisht kritikave të ashpra brenda dhe jashtë kufijve.

“IDF do të përgatitet për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, ndërsa do t’i sigurojë ndihma humanitare popullsisë civile jashtë zonave të luftimit", bëri të ditur zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu në një deklaratë.

Edhe pse Netanjahu tha të enjten se Izraeli ka ndërmend të pushtojë të gjithë rripin, plani i aprovuar të premten fokusohej specifikisht në qytetin e Gazës, më I madhi në enklavë i pozicionuar në veri të vendit.

Sipas raportimeve në mediat izraelite, plani përfshin evakuimin e civilëve palestinezë nga qyteti, dhe nisjen e një operacioni tokësor atje. I pyetur nëse do të merrte kontrollin e plotë të territorit bregdetar, Netanjahu tha për Fox News se po, ky ishte synimi i tyre. Por ai shtoi se Izraeli dëshironte t’ia dorëzonte më pas enklavën forcave arabe të cilat do të mund ta qeverisnin atë. Ai nuk e saktësoi se cilat shtete arabe mund të përfshiheshin. Netanyahu

“Nuk duam ta mbajmë. Duam të kemi një perimetër sigurie. Nuk duam ta qeverisim Gazën e as nuk duam të jemi atje si pjesë qeverisëse. Ne duam t’ia dorëzojmë forcave arabe që do ta qeverisin siç duhet pa na kërcënuar dhe duke i dhënë qytetarëve atje një jetë të mirë”, tha Netanjahu.

Zyrtarë izraelitë i përshkruan si tejet të tensionuara takimet e këtyre ditëve mes politikanëve dhe krerëve të sigurisë, duke thënë se shefi i ushtrisë Ejal Zamir ishte kundër zgjerimit të operacioneve. Marrja e kontrollit të qytetit të Gazës, vlerësohet të jetë faza e parë e pushtimit të plotë te enklavës.. Diçka e tillë do të përmbyste një vendim të Izraelit në vitin 2005, mbi bazë të së cilit tërhoqi qytetarët dhe ushtaret e vet nga Gaza, por duke ruajtur kontrollin tek kufijtë e hapësirës ajrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos