Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në rrjetet sociale i veshur si Papë pak ditë para mbledhjes së Konklavës që do të zgjedhë pasuesin e Papa Françeskut.
Fotomontazhi u publikua në llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, pas retorikës së presidentit amerikan, sipas së cilës ai vetë "do të ishte zgjedhja e tij e parë" nëse do t'i duhej të zgjidhte Papën.
Fotografia e bërë me inteligjencë artificiale u nda edhe nga presidenti amerikan në llogarinë e tij në “Truth”.
Konklava do të mblidhet më 7 maj për të caktuar pasardhësin e Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill. (A2 Televizion)