All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Erdogan refuzon ta quajë Hamasin, grup terrorist: I mbështesim fuqishëm

Nga A2 CNN
10 Mars 2024, 09:31 | Bota
All - Paragraf - 1

Erdogan refuzon ta quajë Hamasin, grup terrorist: I mbështesim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ripërsëriti qëndrimin se askush nuk mund ta detyrojë vendin e tij që ta vendosë Hamasin në listën e organizatave terroriste.

All - Paragraf - 3

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Ankara, lideri turk u shpreh se Turqia është një vend që ka kontakte të ngushta me drejtuesit e Hamasit dhe i mbështet ata me vendosmëri.

“Askush nuk mund të na bëjë të kualifikojmë Hamasin si një organizatë terroriste. “Turqia është një vend që flet hapur me udhëheqësit e Hamasit dhe i mbështet ata me vendosmëri’, u shpreh Erdogan.

Erdogan ka qenë një nga kritikët më të ashpër të Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza, e cila filloi pas një sulmi nga Hamasi në disa qytete kufitare izraelite ku humbën jetën të paktën 1160 persona.

All - Paragraf - 6

Erdogan e ka quajtur shpesh herë Izraelin një shtet terrorist dhe e ka akuzuar atë për “gjenocid” në Gaza. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos