Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Nga A2 CNN
24 Tetor 2026, 13:50 | Aktualitet

Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 12-të të protestave kundër qeverisë.

Tubimi para Ministrisë së Arsimit ishte paralajmëruar për orën 14:00, ndërsa studentët vijojnë mobilizimin për të bërë të dëgjueshme kërkesat e tyre.

Marshimi vjen pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, ku mbështetës të Partisë Demokratike zhvilluan tubimin e tyre në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë dhe në mbështetje të studentëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos