FDA miraton llojin e parë të ri të pilulës kundër dhimbjeve në 25 vjet

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 13:28 | Bota

FDA miraton llojin e parë të ri të pilulës kundër

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi të enjten llojin e parë të ri të qetësuesit të dhimbjes. Bëhet fjalë “Vertex Pharmaceuticals' Journavx”, për dhimbje afatshkurtra pas operacionit ose lëndimeve, duke e bërë atë trajtimin e parë të ri farmaceutik të dhimbjes në më shumë se 20 vjet.

Ilaçi është një pilulë 50 miligramëshe me recetë që merret çdo 12 orë pas një doze më të madhe fillestare dhe do të shitet me emrin e markës Journavx.

"Një klasë e re terapeutike analgjezik jo-opioid për dhimbjen akute ofron një mundësi për të zbutur disa rreziqe që lidhen me përdorimin e një opioidi për dhimbjen dhe u ofron pacientëve një alternativë tjetër trajtimi. Ky veprim dhe përcaktimet e agjencisë për të përshpejtuar zhvillimin dhe rishikimin e ilaçit nënvizojnë angazhimin e FDA për të miratuar alternativa të sigurta dhe efektive ndaj opioideve për menaxhimin e dhimbjes", thuhet në një njoftim për shtyp.

Ai ofron një alternativë ndaj opioideve si Vicodin dhe OxyContin, si dhe medikamenteve pa recetë si ibuprofen dhe acetaminofen.

Megjithatë, efektiviteti modest i ilaçit, procesi i gjatë i zhvillimit dhe kostoja e lartë, është shumë më e shtrenjtë se opioidet e krahasueshme, theksojnë sfidat e gjetjes së mënyrave të reja për të menaxhuar dhimbjen.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos