Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz nga CDU/CSU, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Gjermani, të mbajtura ditën e djeshme.
Sipas mediave të huaja, pavarësisht fitores. Merz do të duhet të bëjë koalicion për formimin e qeverisë së re.
Pak pas fitores në zgjedhje, Merz ka lëshuar një paralajmërim të fortë për Evropën, duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë bërë "kryesisht indiferente" ndaj fatit të kontinentit dhe sipas tij, unioni duhet të bëhet i pavarur.
Ai kritikoi gjithashtu ndërhyrjen e zyrtarëve amerikanë në zgjedhjet e së dielës, të cilat partia e tij konservatore CDU/CSU i fitoi, pasi administrata Trump dhe Elon Musk mbështetën AfD-në e ekstremit të djathtë, shkruan A2 CNN.
Merz tha në një tryezë të rrumbullakët diskutimi televiziv të dielën mbrëma se "përparësia e tij absolute" do të ishte "të forcojë Evropën sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ne të mund të arrijmë pavarësinë e vërtetë nga SHBA-ja hap pas hapi".
Megjithatë, rezultati u përshëndet nga Presidenti Trump, i cili postoi në mediat sociale se ishte "një ditë e mrekullueshme për Gjermaninë". (A2 Televizion)