Flakët e “ferrit” në Spanjë, turistët digjen brenda automjeteve, viktima e të zhdukur

Nga Rosalba Bejdo
10 Korrik 2026, 15:24 | Bota

Një zjarr i madh qe ka përfshirë jugun e Spanjës është kthyer në një tragjedi me përmasa të mëdha. Të paktën 12 persona kanë humbur jetën teksa përpiqeshin t’i shpëtonin flakëve, ndërsa 23 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur në Almeria të Andalizisë., zonë mjaft e frekuentuar nga turistët, veçanërisht francezë, britanikë dhe belgë.

Një spanjoll është mes viktimave, ndërsa pjesa tjetër besohet të jenë shtetas tëhuaj, që sfiduan udhëzimet e autoriteteve për të qëndruar brenda vendstrehimeve në fshatrat andaluziane rreth Los Gallardos. Shumë qytetarë të përfshirë nga paniku, zgjodhën tu largohen flakëve me automjete, një vendim të cilin disa e paguan me jetë. 4 prej viktimave që u gjetën të djegur në brendësi të makinave të tyre, thuhet të jenë shtetas britanikë pasi kishin timon në anën e djathë. 7 të tjerë u gjetën të vdekur pasi kishin braktisur automjetet dhe po përpiqeshin të largoheshin në këmbë, përgjatë një itinerari që nuk ishte pjesë e planit të evakuimit.

“Situata që po përjetojmë tani është tmerruese, siç mund edhe ta shihni, pasi ka shumë erë. Prandaj flakëtpo përhapen me shpejtësi. Duhet të evakuojmë banorët”, tha kryebashkiaku i Los Gallardos Francisco Reyes.

Qindra zjarrfikës po punojnë për të vënën flakët nën kontroll, të cilat dyshohen të kenë nisur nga një kabllo e rrëzuar elektrike. Por kompania energjetike e hodhi poshtë këtë pretendim. Më qindra njerëz mbeten të shpërngulur nga banesat e tyre. 

Deri tani janë djegur rreth 57 mijë hektarë, që përbëjnë 40% të sipërfaqes së djegur në Bashkimin Evropian këtë vit. Autoritetet po identifikojnë viktimat dhe po kërkojnë personat e zhdukur, ndërsa familjarë nga vende të ndryshme kanë kërkuar ndihmë për të afërmit e tyre. Kryeministri Pedro Sánchez shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

Ky konsiderohet zjarri më vdekjeprurës në Spanjë që nga viti 2005. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos