NATO dëshiron që Gjermania të kontribuojë me rreth 40,000 trupa të tjera për të forcuar mbrojtjen kundër Rusisë.
Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se raportet që vijnë nga Bloomberg dhe Reuters pohojnë se aleanca e mbrojtjes është shqetësuar për armiqësinë në rritje të Rusisë dhe po kërkon të forcojë mbrojtjen.
Shifrat e sakta për objektivat e NATO-s, qoftë në përgjithësi apo vend pas vendi, janë të vështira për t'u verifikuar pasi informacioni është i klasifikuar.
Por një zyrtar i lartë ushtarak i tha Reuters se objektivi për numrin total të brigadave që aleatët e NATO-s do të duhet të ofrojnë në të ardhmen do të rritet mes 120 dhe 130.
Dhe një zyrtar tjetër i NATO-s i tha Bloomberg se aleanca "po vendos objektiva të reja ambicioze për aleatët", shkruan A2 CNN.
Në vitin 2021, Gjermania ra dakord të sigurojë 10 brigada - njësi që zakonisht përbëhen nga rreth 5,000 trupa - për NATO-n deri në vitin 2030.
Aktualisht ka tetë brigada dhe po ndërtohet një e nëntë në Lituani, e cila do të jetë gati nga viti 2027. (A2 Televizion)