Gjermania shkon në zgjedhje, ekstremi i djathtë bëhet “problem” për partitë tradicionale

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2025, 17:21 | Bota

Gjermanët do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare. Rreth 59 milionë qytetarë me të drejtë vote do të bëjnë zgjedhjet e tyre nga ku do të dalë edhe qeveria e re. 

Por, këto zgjedhje mbartin një domethënë edhe më të madhe për lokomotivën e Bashkimit Europian, shkruan A2.

Në garë për kancelarë janë katër kandidatë: Olaf Scholz, i cili kërkon një mandat të dytë në krye të qeverisë gjermane, si edhe Fredrich Merz, kandidati i CDU/CSU-së. Përballë këtyre dy kandidaturave është Robert Habec nga të Gjerbërit dhe Alice Weidel e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AFD). 

Kancelari i ri që do të dalë nga këto zgjedhje do këtë përballet me disa sfida të cilat kanë mbërthyer të gjithë kontinentin e vjetër, si çështja e Luftës në Ukrainë apo marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me administratën e Donald Trump. 

Sondazhet parazgjedhore e nxjerrin kandidatin e CDU-së si favorit për të fituar zgjedhjet me rreth 30% të votave, ndërsa në vend të dytë është partia e ekstremit të djathtë, AfD me rreth 20 për qind. Social-Demokratët e kancelarit në detyrë Olaf Scholz dhe Të Gjelbrit janë më mbrapa, të dhëna këto që tregojnë se aleancat paszgjedhore janë të domosdoshme për të formuar qeverinë e re.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos