Golden Globes 2025/ “Emilia Perez” dhe “The Brutalist”, fituesit e mëdhenj

Nga Erjon Dervishi
6 Janar 2025, 23:48 | Bota

Golden Globes 2025/ “Emilia Perez” dhe “The Brutalist”,

“The Brutalist”, historia e një të mbijetuari të Holokaustit që ndjek ëndrrën amerikane dhe thrilleri muzikor “Emilia Perez” ishin fituesit e mëdhenj të sezonit të çmimeve të Hollivudit në Golden Globes të dielën.

Votuesit për Golden Globes shpallën “The Brutalist” dramën më të mirë të filmit dhe yllin Adrien Brody si aktorin më të mirë të filmit dramatik. Filmi mori edhe çmimin e regjisorit më të mirë për Brady Corbet. Brody, i cili luan një arkitekt që përpiqet të ndërtojë një jetë në Shtetet e Bashkuara, e quajti filmin “një monument për njerëzimin dhe artet”.

“Kjo histori është me të vërtetë, udhëtimi i personazhit të kujton shumë udhëtimin e nënës sime dhe stërgjyshërve të mi për të ikur nga tmerret e luftës dhe për të ardhur në këtë vend të madh. I detyrohem shumë nënës sime dhe gjyshërve të mi. Për sakrificën e tyre. Dhe megjithëse nuk di plotësisht t'i shpreh të gjitha sfidat me të cilat jeni përballur dhe përjetuar dhe njerëzit e shumtë që kanë luftuar për të emigruar në këtë vend”, deklaroi Brody, përcjell A2.

Muzikali kriminal i Netflix, “Emilia Pérez”, filmi më i nominuar i natës, mori katër çmime, për filmin më të mirë muzikal ose komedi, aktore më e mirë në rolin dytësor për Zoe Saldana, këngën origjinale dhe filmi më i mirë i huaj. Filmi i transmetuar nga Netflix e që numëroi 10 nominime, ka në fokus tranzicionin gjinor të një trafikanti droge meksikan. Protagonistja kryesore ia kushtoi fitoren “të gjithëve atyre që sot ndihen të shqetësuar”.

“Drita fiton gjithmonë mbi errësirën. Dhe kam shumë gjëra për të thënë sepse ndoshta mund të na futësh në burg. Mund të na rrahësh. Por, kurrë nuk mund të na heqësh shpirtin, rezistencën, identitetin tonë. Dhe unë dua t'ju them, ngrini zërin tuaj, dhe thoni: unë jam ajo që jam, jo ai që ju dëshironi”, u shpreh Karla Sofia Gascon.

Demi Moore pranoi se kishte frikë se mos bëhej një aktore e plakur dhe falënderoi francezen, siç tha “për këtë skenar magjik, të guximshëm dhe krejtësisht të çmendur”. “Jam e tronditur. Kam aktruar prej një kohë të gjatë, mbi 45 vjet dhe kjo është hera e parë që fitoj diçka si aktore”, tha ajo.

“Golden Globes” veçojnë komeditë dhe dramat në çmimet e dhëna duke u reformuar vitet e fundit, pas skandalit të madh të zbuluar në vitin 2021 mbi korrupsionin dhe racizmin e anëtarëve. Juria është zgjeruar dukshëm, me mbi 200 emra të rinj nga e gjithë bota.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos