Përplasje frontale në bulevard, breshëri fishekzjarrësh e molotovi në drejtim të policisë  

Nga A2 CNN
24 Tetor 2026, 18:23 | Aktualitet

Protestuesit kanë intensifikuar sulmet ndaj policisë, duke goditur mjetet ujëhedhëse me molotovë dhe breshëri fishekzjarrësh.

Më herët, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës, duke mbuluar bulevardin me re tymi.

Ndërkohë, Policia ka ndërhyrë vazhdimisht për të bllokuar grumbullimet e protestuesve dhe për të ndaluar marshimin e tyre në drejtim të Kryeministrisë.

Përplasjet vijojnë në rrugët e kryeqytetit, në ditën e 12-të të protestës kundër qeverisë Rama.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos