Protesta, 7 të lënduar marrin trajtim në spital, mes tyre deputet dhe gazetarë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2026, 17:00 | Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë informacionet paraprake për personat që kanë marrë trajtim mjekësor gjatë protestës së sotme.

Sipas njoftimit, në QSUT janë paraqitur një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues. Ministria bën me dije se të gjashtë kanë lënë spitalin pas marrjes së trajtimit mjekësor.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) kanë marrë trajtim një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias.

Sipas ministrisë, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos