Grupi i armatosur sulmon “arenën e gjelave”, të paktën 12 viktima

Nga A2 CNN
20 Prill 2025, 07:25 | Bota

Grupi i armatosur sulmon “arenën e gjelave”, të

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Ekuador, ku 12 persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi të armatosur në një godinë ku organizoheshin ndeshje gjelash.

Sulmi ndodhi në një “arenë” ku zhvillohen këto lloj aktivitetesh, në veri të provincës Manabí, një zonë bregdetare e njohur si një ndër më të dhunshmet në vend.

Sipas raportimeve të para, një grup personash të armatosur, të veshur me uniforma që ngjanin me ato ushtarake, kanë hyrë me forcë gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke hapur zjarr mbi turmën e të pranishmëve. Autoritetet dyshojnë se autorët i përkasin grupit kriminal të njohur si "R7".

Pas masakrës, agresorët janë larguar nga vendngjarja, duke marrë me vete edhe një shumë prej rreth 20 mijë dollarësh, që ishin parashikuar si çmim për fituesit e ndeshjes.

Policia ka nisur një hetim të gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa situata në zonën e Manabí vazhdon të jetë e tensionuar. Ky sulm i përgjakshëm është një tjetër dëshmi e rritjes së dhunës së organizuar në Ekuador, ku grupet kriminale vazhdojnë të sfidojnë autoritetin e shtetit dhe të përhapin frikë në komunitete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos