Spanja në alarm të kuq, gjysma e vendit përfshihet nga moti i keq

Nga A2 CNN
20 Prill 2025, 07:21 | Bota

Spanja në alarm të kuq, gjysma e vendit përfshihet nga moti i keq

Një stuhi ka goditur Spanjën, duke sjellë mot të keq në pjesën veriperëndimore të vendit. Dhjetë rajone ndodhen aktualisht në gjendje alarmi për shkak të reshjeve të dendura të shiut, erërave të fuqishme që arrijnë mbi 80 kilometra në orë, dallgëve të mëdha në bregdet dhe reshjeve të dëborës në zonat malore.

Pas një përmirësimi të përkohshëm të motit gjatë ditëve të enjtes dhe të premtes, fundjava ka sjellë sërish ulje temperaturash, veçanërisht në zonat e brendshme të Spanjës, ndërsa niveli i dëborës ka zbritur në 1.000 deri në 1.400 metra mbi nivelin e detit.

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, janë anuluar procesionet tradicionale të Pashkëve në disa qytete të mëdha, përfshirë Madridin, Toledon dhe Pamplonën.

Ndërkohë, erërat e forta kanë shkaktuar incidente të shumta në rajonet e Galicisë, Asturieve dhe Castiglia y Leon, ndërsa reshje intensive shiu janë regjistruar edhe në veri të Aragonës dhe Katalonjës.

Autoritetet meteorologjike u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin me vëmendje paralajmërimet për motin në orët dhe ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos