
Huthit e Jemenit thonë se kanë lëshuar raketa balistike drejt “objektivave të rëndësishme” në jug të Izraelit në një operacion “të kryer së bashku” me Iranin dhe Hezbollah-un.
Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni i lidhur me Huthit, al-Masirah TV, grupi jemenas tha se “agresioni, krimet dhe sulmet e Izraelit ndaj Libanit, Iranit, Irakut dhe Palestinës do të na shtyjnë vetëm drejt një përshkallëzimi të mëtejshëm ushtarak”.
Deklarata erdhi tre orë pasi ushtria izraelite raportoi se kishte interceptuar raketën. (A2 Televizion)