Kallas: Marrëveshja nuk mund të krijojë terren për luftën e ardhshme

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 17:41 | Bota

Kallas: Marrëveshja nuk mund të krijojë terren për

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka folur në Bruksel pas takimit të sotëm të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të bllokut.

Sipas mediave të huaja, Kallas ka thënë se puna e saj dhe e diplomatëve të tjerë që kërkojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë është të bëjnë “gjithçka që munden për të mbështetur viktimën dhe jo për të shpërblyer agresionin”.

"Qëllimi është të kemi një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, jo një marrëveshje që përgatit terrenin për luftën e ardhshme", tha më tej Kallas.

Kallas foli gjithashtu për dorëheqjen e ndihmësit të ngushtë të Zelenskyt, Andriy Yermak, pasi shtëpia e tij u bastis nga policia antikorrupsion javën e kaluar.

Ajo thotë se "sidomos gjatë kohës së luftës, besimi ka rëndësi" dhe se "lufta e Ukrainës për liri dhe rruga e saj drejt Evropës nuk duhet të njolloset", shkruan A2 CNN.

Por Kallas shtoi se "fakti që zhvillohen hetime tregon se organet antikorrupsion në Ukrainë funksionojnë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos