Inteligjenca nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Ukraina tregoi se deri në 12,000 trupa të Koresë së Veriut janë dërguar në rajonin kufitar të Kurskut të Rusisë, për të ndihmuar në mposhtjen e forcave ukrainase atje.
Sipas mediave të huaja, Mykhailo Podolyak, një këshilltar në zyrën e Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj zhvillimit, duke thënë se kjo tregon se Rusia e kishte "banalizuar veten".
"Ose 'entiteti Putin' edhe një herë me kënaqësi poshtëroi veten," tha ai në rrjetin social ‘X’, shkruan A2 CNN.
"Pra, kur vazhdoni të flisni për nevojën për të biseduar/pajtuar/rinegociuar me [Rusinë] (përfshirë kushtet e saj barbare), jeni mësuar të keni frikë prej saj. Të kesh frikë, siç doli, është e kotë”, tha ai.
"Rusia u lut për ndihmë dhe ftoi një shtet të huaj në territorin e saj për mbrojtjen e saj... Një tjetër anulim i miteve standarde për 'madhështinë' ushtarake të Rusisë”, tha ai. (A2 Televizion)