Khamenei sfidon Trump-in: Irani nuk dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 13:14 | Bota

Khamenei sfidon Trump-in: Irani nuk dorëzohet kurrë! Pasoja të

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka reaguar duke deklaruar se Irani nuk do të dorëzohet përballë kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe nuk do të pranojë një paqe të imponuar.

Në një mesazh të transmetuar në televizionin shtetëror iranian të mërkurën, Khamenei theksoi se "kjo komb nuk do të dorëzohet përballë askujt", ndërsa iu referua deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërkoi një tërheqje të pakushtëzuar të Iranit nga konflikti tashmë në ditën e gjashtë të tij, shkruan A2 CNN.

"Irani do të qëndrojë i vendosur ndaj një lufte të imponuar, ashtu siç do të qëndrojë ndaj një paqeje të imponuar," u shpreh Khamenei. Ai shtoi se kushdo që e njeh Iranin dhe historinë e tij, "nuk do të guxonte të fliste me këtë komb me gjuhën e kërcënimeve".

Lideri iranian paralajmëroi gjithashtu se çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e SHBA-së do të sillte "dëme të parikuperueshme", duke e cilësuar fushatën ushtarake të Izraelit si një "gabim të madh".

"Do të ndëshkohen për këtë," përfundoi ai, duke theksuar se vendi i tij është i përgatitur për çdo skenar në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos