
Kryeministri i ri Andy Burnham thotë se është i përgatitur ta kritikojë Donald Trump-in nëse do të jetë e nevojshme për të mbrojtur interesin kombëtar të Britanisë së Madhe, mbi çdo gjë tjetër.
Në intervistën e parë si kryetar i qeverisë për BBC Burnham tha se biseda e parë me shefin e Shtëpisë së Bardhë kishte qenë e ngrohtë dhe me tone pozitive.
Por i pyetur dy herë nëse do t’i besonte presidentit të SHBA-ve, ai u përgjigj duke u shprehur: “është një botë në ndryshim, apo jo, dhe padyshim që duhet t’i gjykosh gjërat ashtu siç zhvillohen”.
Në intervistën, e cila do të transmetohet e plotë të hënën, ai tha: “Nuk mund të them në asnjë moment se nuk do të pranoj një mendim të ndryshëm nga ai [Trump], dhe do të duhet të shpreh një ide të ndryshme që është e drejtë për Britaninë.”
Burnham tha: "Forca ime është të qëndroj pranë njerëzve, pranë publikut, gjë që nuk do të ndryshojë si kryeministër."
I pyetur nëse do ta kritikonte ashpër Trump-in nëse kjo ishte gjëja e duhur, ai tha "sigurisht", duke vazhduar të thoshte: "Duhet të mbrosh interesin tënd kombëtar para çdo gjëje tjetër. Kjo është ajo që duhet të bësh nëse do ta bësh këtë punë siç duhet." (A2 Televizion)