Zjarr në një “Fast Food” dhe pranë shkollës në Vlorë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Nga Edi Ruçi
26 Korrik 2026, 12:37 | Kronikë

Zjarr në një “Fast Food” dhe pranë shkollës

Dy vatra zjarri kanë shpërthyer pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht në të dyja ngjarjet.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri i parë ka rënë në një “Fast food”, ku dyshohet se flakët janë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.

Si pasojë e zjarrit, u krijua një tym i dendur dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e biznesit. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke vënë situatën nën kontroll.

Ndërkohë, një vatër e dytë zjarri përfshiu një kabinë elektrike pranë shkollës “Ali Demi”, ku flakët u përhapën me shpejtësi. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke stakuar linjën elektrike dhe neutralizuar zjarrin, i cili mund të rrezikonte edhe banorët e pallatit aty pranë.

Fatmirësisht, nga të dyja ngjarjet nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos