Luftë me orar, Izraeli do ndërpresë operacionet çdo ditë për kalimin e ndihmave

Nga A2 CNN
16 Qershor 2024, 10:45 | Bota

Luftë me orar, Izraeli do ndërpresë operacionet çdo

Ushtria izraelite njofton se do të ndërpresë operacionet ushtarake çdo ditë përgjatë një rruge në jug të Gazës, për të mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave humanitare.

Pauzat, të cilat thuhet se kanë filluar të shtunën, do të zgjasin nga ora 08:00 me orën lokale deri në orën 19:00 deri në një njoftim tjetër. Ato do të prekin vetëm një rrugë që të çon në veri nga vendkalimi kyç Kerem Shalom, të cilin Gaza e ndan me Izraelin.

Izraeli ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga aleatët, përfshirë SHBA-në, për të parandaluar përkeqësimin e krizës humanitare në Gaza.

Në një postim në X, Forcat Izraelite sqaruan se nuk ka armëpushim në jug të Gazës, ndërsa luftimet do të vazhdojnë në Rafah.

Agjencitë ndërkombëtare kanë paralajmëruar një situatë të tmerrshme humanitare në Gaza duke kërkuar lejimin e më shumë ndihmave.

Të mërkurën, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Gazës po përballet me uri katastrofike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos