Besimtarët myslimanë në Arabinë Saudite mbërritën në Mina pasi kaluan natën në fushën e Muzdalifas ku kishin mbledhur gurë për t'i hedhur në kolonat prej guri që simbolizonin djallin.
Rituali i gjuajtjes me gurë, i njohur si Jamarat, shënon ditën e parë të Kurban Bajramit, ose festën e flijimit, e cila festohet nga myslimanët në mbarë globin.
Pelegrinët po marrin pjesë në haxh, i konsideruar si tubimi më i madh fetar në botë dhe një detyrë që ndodh një herë në jetë për çdo mysliman të aftë që mund ta përballojë atë. (A2 Televizion)