Luftë me qindra dronë nga palët! Tjetër shpërthim i fortë në Moskë, vriten 2 policë rusë

Nga Xhevahir Qardaku
24 Dhjetor 2025, 11:36 | Bota

Lufta shkon dhe në Moskë. Një tjetër shpërthim i fuqishëm është raportuar në kryeqytetin e Rusisë, ndërsa mediat shkruajnë për të paktën 2 policë të vrarë, shkruan A2 CNN. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit ku u vra gjenerali Sarvarov të hënën.

Agjencia e lajmeve Tass raporton se i dyshuari që policia po ndalonte është vrarë gjithashtu. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Gjatë natës, sistemet e mbrojtjes ajrore të Moskës shkatërruan 172 dronë ukrainas. Ministria ruse e Mbrojtjes e raportoi këtë, duke specifikuar se 110 prej tyre u rrëzuan në rajonin e Bryansk. Katër dronë u rrëzuan në kryeqytet, dy prej të cilëve po fluturonin drejt Kremlinit. Lufta me fluturaket me bomba ka vazhduar edhe në anën tjetër. Gjatë natës, ushtria ruse sulmoi përsëri territorin ukrainas me 116 dronë nga gjashtë drejtime të ndryshme. Shumica u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore të Kievit.

Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se pret një përgjigje nga Rusia sot mbi versionin e fundit të planit të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës, që është negociuar mes Kievit dhe Uashingtonit për javë të tëra. “Do të kemi një reagim nga rusët pasi amerikanët të kenë folur me ta”, u tha Zelensky gazetarëve.

Fundjavën e kaluar, negociatorët nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina, Europa dhe Rusia u takuan, megjithëse në tryeza të ndara, në Miami dhe prodhuan një draft të ri prej 20 pikash të planit të paqes. Dy ditë më parë, Presidenti Vladimir Putin, i cili që atëherë e ka hedhur poshtë armëpushimin e Krishtlindjeve, u informua për progresin e negociatave nga i dërguari i tij, Kirill Dmietriev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos