Vaksina kundër kancerit, doza kundër HPV-së mbron meshkujt dhe femrat nga sëmundjet tumorale

Nga Ornela Joti
20 Nëntor 2026, 16:22 | Sociale

Vaksina kundër kancerit, doza kundër HPV-së mbron meshkujt dhe

Kanceri i qafës së mitrës është sëmundja e dytë tumorale më e përhapur te gratë. Rreth 100 raste të reja zbulohen çdo vit në vendin tonë. Edhe pse është shënuar një ulje e rasteve të reja falë fushatave të depistimit për HPV-në, ky kancer, ndryshe nga shumë sëmundje të tjera tumorale, mund të parandalohet përmes vaksinimit.

Prej katër vitesh në Shqipëri aplikohet vaksina kundër Human Papilloma Virusit (HPV) te vajzat 13-vjeçare, ndërsa së fundmi vaksinimi është shtrirë edhe te djemtë e kësaj grupmoshe.

Pavarësisht skepticizmit që ende ekziston në vendin tonë ndaj kësaj vaksine, ekspertët e shëndetit publik theksojnë rëndësinë e saj në parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga HPV-ja. Ata sjellin si shembull vende si Britania e Madhe dhe Kanadaja, ku vaksinimi ka ndikuar ndjeshëm në uljen e rasteve të kancerit të qafës së mitrës.

Vaksina kundër Human Papilloma Virusit aplikohet me një dozë në moshën 13-vjeçare, si për vajzat, ashtu edhe për djemtë. Ajo është 9-valente dhe e njëjta vaksinë që përdoret edhe në vendet e Bashkimit Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos