Ministri i Jashtëm rus: Ne dhe SHBA kemi filluar të largohemi nga ‘skaji i humnerës’

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2025, 13:18 | Bota

Ministri i Jashtëm rus: Ne dhe SHBA kemi filluar të largohemi nga

SHBA dhe Rusia “kanë filluar të largohen nga skaji i humnerës ku administrata e Biden udhëhoqi marrëdhëniet tona”, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ai i bëri komentet ndërsa fliste në Parlamentin rus këtë mëngjes, raportojnë mediat e huaja. Duke iu drejtuar komenteve të bëra dje nga Donald Trump, ai tha se Presidenti amerikan kishte dhënë një "sinjal se ai e kupton pozicionin tonë".

Kujtojmë se Trump tha se ishte "shumë i zhgënjyer" nga Ukraina, duke shtuar: "Kam dëgjuar se ata janë të mërzitur që nuk kanë një vend në tryezën e negociatave. Epo ata kanë pasur një vend për tre vjet dhe një kohë të gjatë para kësaj, kjo mund të ishte zgjidhur shumë lehtë".

Përfaqësues të lartë të SHBA-ve dhe Rusisë u takuan ditën e djeshme në Arabinë Saudite, për të ulur tensionet mes dy vendeve dhe për të gjetur një zgjidhje që do i jepte fund luftës në Ukrainë, shkruan A2 CNN.

Pas takimit në Arabinë Saudite, u përfol për një takim të mundshëm mes dy presidentëve, Donald Trump dhe Vladimir Putin, e cili mund të mbahet në fund të kërij muaji.

Trump ka premtuar vazhdimisht, edhe kur nuk ishte President, se nëse vinte në pushte, do të gjente një rrugë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos