Mister në Buenos Aires, lumi bëhet i kuq

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2025, 09:50 | Bota

Mister në Buenos Aires, lumi bëhet i kuq

Alarm në Buenos Aires pasi lumi Sarandi, që kalon në periferi të kryeqytetit argjentinas, mori një ngjyrë të kuqe, gjë që sugjeron nivele të larta ndotjeje.

Fenomeni ende i pashpjeguar nga autoritetet ka ndodhur në komunën e Avellanedës dhe ka rritur dyshimet për praninë e substancave toksike në lumë, ndoshta të prodhuara nga mbetjet industriale, pasi është një qytet ku ka fabrika lëkurësh të shumta.

Sarandi është 80% i kanalizuar dhe derdhet në Río de la Plata, lumi i gjerë që është kufiri natyror midis Argjentinës dhe Uruguait.

Autoritetet vendore kanë marrë ndërkohë mostra uji për analiza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos