“Mund të jetë një problem”, Trump paralajmëron sfida për blerjen e Warner Bros nga Netflix

Nga Xhevahir Qardaku
8 Dhjetor 2025, 16:22 | Bota

“Mund të jetë një problem”, Trump paralajmëron

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ngritur shqetësime të mundshme në lidhje me marrëveshjen e planifikuar prej 72 miliardë dollarësh të Netflix për të blerë studion filmike të Warner Brothers Discovery dhe rrjetet e njohura të transmetimit, HBO.

Në një aktivitet në Uashington DC të dielën, ai tha se Netflix zotëron një “pjesë të madhe tregu” dhe bashkimi i kompanive “mund të jetë problem”.

Të premten, të dyja kompanitë njoftuan një marrëveshje për të sjellë prodhimet ikonike të warner Brothers si Harry Potter dhe Game of Thrones në Netflix, duke krijuar një gjigant të ri mediatik. Marrëveshja e planifikuar, e cila ka ngritur shqetësime tek disa në industri, ende nuk është miratuar nga autoritetet e konkurrencës.

I lançuar në vitin 1997 si një biznes për të dhënë DVD me qira, Netflix është rritur duke u bërë shërbimi më i madh i transmetimit me abonim në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos