
Rusia ka sulmuar përsëri me raketa balistike Ukrainën. Raportohet se nga sulmet kanë mbetur të vdekur tre persona. Sulmet vijnë në momentin kur Trump i ka premtur Ukrainës sistemet e mbrojtjes Patriot. Ajo që po e nxjerr zbuluar Ukrainën është mungesa e iterceptorëve për dronë, të cilët prodhohen në Shtetet e Bashkuara.
Një nga valët e dronëve të dërguar nga Rusia goditi një ndërtesë 25-katëshe tha kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko në aplikacionin Telegram.
Përveç tre vdekjeve, 13 persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në sulme, dy prej të cilëve rëndë, shtoi Klitschko.
Shpërthime gjatë natës goditën kryeqytetin ukrainas pak para se të binte sirena e sulmit ajror, thanë dëshmitarë të Reuters.
Dy depo u përfshinë nga flakët pas sulmeve dhe zjarrfikësit luftuan me flakët nga platformat e shkallëve të vinçit deri të mërkurën në mëngjes.
Theksojmë se mërkurën, një sulm rus në portin ukrainas të Odesës në Detin e Zi vrau katër persona dhe plagosi gjashtë, tha një zyrtar i lartë lokal. Qyteti, porti më i rëndësishëm i Ukrainës, ka qenë një objektiv i shpeshtë rus në luftën më shumë se katërvjeçare.
Një dron ukrainas goditi një stacion ambulance jashtë një spitali në qytetin Ivanivka, duke vrarë një punonjës spitali, tha guvernatori i instaluar nga Rusia i pjesëve të rajonit jugor të Khersonit nën kontrollin e Moskës.
Ndërsa mbrojtja ajrore e Ukrainës interceptoi 139 nga 169 dronët gjatë sulmeve të natës në vend, ato përsëri nuk ishin në gjendje të rrëzonin asnjë nga pesë raketat balistike të përdorura nga Rusia, treguan të dhënat e forcave ajrore.
Moska ka intensifikuar luftën e saj ajrore ndaj Ukrainës në muajt e fundit, pasi përparimet e saj tokësore kanë ngecur kryesisht dhe sulmet ukrainase ndaj logjistikës së saj ushtarake dhe industrisë së naftës shkaktuan mungesa të gjera të karburantit.
Vetëm në korrik, sulmet ruse ndaj Kievit dhe rajonit përreth kanë vrarë 60 persona. Mbrojtja ajrore ka rrëzuar vetëm katër nga 54 raketat balistike të lëshuara nga Rusia këtë muaj, sipas të dhënave të forcave ajrore.
Zelenskiy është lutur vazhdimisht për interceptorë të prodhuar në SHBA - arma e vetme në arsenalin e Ukrainës që mund të rrëzojë predhat balistike, shpejtësia e lartë dhe rruga e pjerrët e fluturimit të të cilave i bëjnë ato të vështira për t'u ndaluar. (A2 Televizion)