Sirenat e luftës i kanë dhënë fund qetësisë së brishtë në Lindjen e Mesme, ku vendet e gjirit edhe një herë bëhen efekti anësor i përplasjes SHBA-Iran. Forcat e armatosura jordaneze bënë të ditur se kishin interceptuar dhe rrëzuar 8 raketa të lëshuar nga Teherani. Jordania është mes vendeve të gjirit që strehojnë baza amerikane.
Më herët u vunë në shënjestër edhe zona ushtarake të SHBA në Kuvajt, Katar dhe Bahrein. Teherani njoftoi se sulmet ishin në hakmarrje të bombardimeve amerikane ndaj objektivëve Iranianë. Shtetet e Bashkuara goditen Republikën Islamike me një valë të dytë sulmesh mbrëmjen e së mërkurës, duke vënë në shënjestër 90 objektivë siç u bë e ditur, përfshire edhe një urë të rëndësishme për tregtinë me Kinën dhe Rusinë.
U dëmtua rënde edhe një kullë kontrolli në një port të rëndësishëm. Sulmet u përshkuan si më masive dhe të shkallës me të gjerë se një natë më herët. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Iran, bombaridmet2-ditore kishin vrarë 14 persona dhe kishin lënë të plagosur 78 të tjerë qytete iraniane përgjatë Hormuzit.
Në shenjestër u vu edhe zona e Bandar Abbas dhe Bushher, ku sipas mediave shtetëror në Iran u shënjestrua centrali bërthamor. Rikthimi i akteve armiqësore ka penguar sërish qarkullimin në Hormuz, ku më pak anije tregtare kaluan më 8 korrik. Në një reagim gjatë natës, presidenti amerikan paralajmëroi Iranin se nëse do të vijojë me bombardimin e anijeve në Hormuz, situata do të përkeqësohet edhe më shumë.
Sipas tij, Teherani kërkon tani një marrëveshje por se nuk është në gjendje ta respektojë atë. Sipas Axios që citon zyrtarë të lartë amerikan përshkallëzimi aktual mund të zjasë pak ditë, një javë ose një muaj. (A2 Televizion)