Ndalohen 3.6 tonë kokainë në Paqësore, goditje për narkotrafikantët

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 19:39 | Bota

Ndalohen 3.6 tonë kokainë në Paqësore, goditje për

Marina meksikane ka sekuestruar 3.6 tonë lëndë narkotike të llojit kokainë gjatë një operacioni në Oqeanin Paqësor në brigjet e Acapulco.

Droga u zbulua brenda një varke me dy motorë që mbante 102 pako të mbështjella me plastikë të zezë në formë tullash.

Marina arrestoi nëntë anëtarë të ekuipazhit, duke përfshirë gjashtë të huaj dhe tre meksikanë.

Sendet e sekuestruara dhe të arrestuarit iu kaluan organeve përkatëse për hetime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos