Ndihmat e perëndimit, Leopard shkatërron objektivin 1.4 km larg, mungojnë pjesët e këmbimit

Nga Eno Luarasi
18 Maj 2024, 17:21 | Bota

21 tanke Leopard 2A6 mori Ukraina nga vendet aleate të NATOS, për t’u mbrojtur nga agresioni i Rusisë.

Pas gati dy vjet luftime, sipas Oryx, Kievi ka humbur ose dëmtuar 11 prej tyre në betejë. Lufta në Ukrainë solli një qasje tërësisht të re përsa i përket përdorimit të tankeve në front dhe kjo si pasojë e dronëve.


“Kjo e ndikoi në mënyrë dramatike. Tashmë nuk mund thjesht të pozicionohemi siç planifikonim më parë. Duhet të manovrojmë dhe të planifikojmë lëvizjet. Nuk mund të afrohemi shumë. Përshembull një dron ka një rreze fluturimi prej 6 kilometrash. Tanku mund të qëllojë deri në 6 kilometra. Nëse jemi në një distancë prej 12 kilometrash nga armiku, atëherë pak a shumë jemi të sigurt. Nëse afrohemi qoft edhe një kilometër më afër, rreziku rritet menjëherë”.

Për ekuipazhin e këtij Leopardi problem vijojnë të mbeten pjesët e këmbit si dhe municionet, sidomos predhat thërmuese.

“Kemi një mungesë të madhe të municioneve. Kemi pak predha thërmuese. Ky është prioriteti ynë pasi taktikat e luftës kanë ndërruar. Nuk mund ta luftosh këmbësorin me shigjeta dhe harqe. Kur kishim këto predha i përdornim në drejtim të Zaporizhia dhe Avdivika dhe kishin rezultat. Kam parë një pozicion këmbësorie të hidhej në erë me një nga këto predha”.

“Terreni këtu është ndryshe dhe kushtet janë të ndyrshme nga ajo që gjermanët kanë planifikuar kur kanë ndërtuar tankun. Rrotat mbështetëse po konsumohen shumë. Na duhen këto pjesë. Pas 3 ose 5 misionesh shikojmë që duhet ti ndërrojmë ato dhe nuk I kemi me atë sasi. Për shkak të intesitetit të lartë të luftimeve, I përdorim 2 deri në 3 herë në ditë”.

Megjithatë Leopard 2 A6 mbetet ndër tanket më të mirë të frontit, kjo përsa i përket sigurisë dhe forcës së zjarrit.


“Dua tju them diçka. Më parë unë drejtoja një tank T 64, por ky është shumë më i mirë. Kur shkel një minë dhe kjo më ka ndodhur më parë, nuk ndjen asgjë. Me tanket e periudhës sovietike je tërësisht i tronditur ose përson dëmtime. Miqtë e mi kanë vdekur kur kanë shkelur mina. Me këtë tank jo. Disa tanke kanë hasur mina dhe nuk kanë pasur asnjë problem.”

Por ajo që e bën Leopard 2 A6 një tank të frikshëm për kundërshtarët është gryka e tij e zjarrit e kalibrit 120 mm e cila mund të shpojë pa asnjë lloj problemi tanket rus nga një distancë prej 3-4 kilometrash.


“Këtu kemi një goditje. Tre predha depërtuan në blindin kryesor. Po ju tregoj edhe daljet e predhave. Këtu kemi një dalje, e dyta e treta, e katërta dhe e pesta”.

-Sa ishte distance e goditjes


“1460 metra. Më duket se është e pamundur për ta riparuar”.

Ukraina aktualisht është në pritje të pakos së madhe prej 61 miliard dollarësh nga SHBA, por vonesat për dërgimin e saj i kanë kushtuar deri më tani Ukrainës në vijën e frontit duke i dhënë Rusisë iniciativën për të nisur ofensivën e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos