Ndihmësi i Navalnyt sulmohet brutalisht me çekan jashtë banesës së tij

Nga A2 CNN
13 Mars 2024, 08:27 | Bota

Leonid Volkov, ish-kryetari i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Alexey Navalny, u sulmua jashtë shtëpisë së tij në Lituani të martën, raportoi sekretarja e shtypit e Navalny, Kira Yarmysh në "X", njofton CNN.

Sipas Yarmysh, sulmuesi theu dritaren e makinës së Volkov dhe spërkati gaz lotsjellës në sytë e tij përpara se ta qëllonte vazhdimisht me një çekiç. Yarmysh tha se një ambulancë dhe forcat e rendit ishin nisur për në vendngjarje.

Ndihmësi i Navalnyt sulmohet brutalisht me çekan jashtë

Drejtori aktual i Fondacionit Kundër Korrupsionit Ivan Zhdanov gjithashtu raportoi sulmin, duke shkruar: “Leonid Volkov u sulmua me çekiç. Ai është gjallë, detaje më vonë.” Në një koment të mëvonshëm për Meduza, Zhdanov konfirmoi se Volkov ishte shtruar në spital.

Drejtori aktual i Fondacionit Kundër Korrupsionit, Ivan Zhdanov gjithashtu raportoi sulmin, duke shkruar se “Leonid Volkov u sulmua me çekan. Ai është gjallë. Më vonë do të kemi detaje të tjera”. Sipas gazetarit Sergey Parkhomenko, Volkov jeton në një fshat të vogël të Lituanisë.

Ndihmësi i Navalnyt sulmohet brutalisht me çekan jashtë

“Kjo do të thotë se ky nuk ishte një huligan i rastësishëm në rrugë apo një grabitës. Ky është një person që shkoi atje posaçërisht për të sulmuar Volkovinin”, shkroi Parkhomenko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos