Sulm me molotov, përfshihet nga flakët Ministria e Mjedisit

Nga A2 CNN
24 Tetor 2026, 16:31 | Aktualitet

Godina e Ministrisë së Mjedisit është përfshirë nga flakët, pasi protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të saj.

Si pasojë e zjarrit është përfshirë dera hyrëse e institucionit. Më herët protestuesit kanë sulmuar edhe Bashkinë e Tiranës, duke thyer dritaret e godinës. 

Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar, me përplasje të forta që po zhvillohen mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Sheshi "Skënderbej" dhe bulevardi "Dëshmorët e Kombit" është mbuluar me gaz lotsjellës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos