Gazi lotsjellës ka përfshirë sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 12-të të protestës.
Protestuesit po tentojnë të riorganizohen për të rinisur marshimin drejt Kryeministrisë, por po shpërndahen nga efektivët e policisë me gaz lotsjellës.
Më herët, protestuesit qëlluan me mjete të forta godinën e Bashkisë së Tiranës, duke thyer dritaret e institucionit.
Numri i protestuesve këtë të shtunë është i konsiderueshëm, çka e bën më të vështirë për “blutë” shpërndarjen totale të turmës.
(A2 Televizion)